HomePolitikeKuvendi nis punën me ndryshimeve në Rregullore, këtë javë votëbesohet kabineti “Rama...

Kuvendi nis punën me ndryshimeve në Rregullore, këtë javë votëbesohet kabineti “Rama 4” dhe shtohen Komisionet Parlamentare

spot_img

Menjëherë sapo u votëbesua, Niko Peleshi thirri mbledhjen e parë si kryeparlamentar.

Të hënën, Peleshi ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare në takim për të shqyrtuar propozimet e tyre për plotësimin e vendeve që u takojnë në Byronë Parlamentare apo në Këshillin e Rregulloreve dhe Mandateve.

Konstituimi sa më parë i Këshillit ka rëndësi për shumicën parlamentare, për shkak se ai i hap rrugë ndryshimeve të Rregullores Parlamentare. Vetëm falë këtyre ndryshimeve mund të miratohet propozimi i socialistëve për të shtuar numrin e komisioneve të përhershme parlamantare nga 8 në 11.

Për miratimin e ndryshimeve në Rregullore, Kuvendi pritet të mblidhet në një seancë të posaçme plenare.

Këtë javë pritet të votëbesohet qeveria “Rama 4” dhe programi i saj. Konferenca e Kryetarëve do të duhet të mblidhet për të përcaktuar kohën e debatit dhe të diskutimeve të ligjvënësve.

Seanca e posaçme plenare që pritet të mblidhet të enjten do të jetë maratonë. RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular