HomeKultureNis Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, do të shfaqen...

Nis Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, do të shfaqen 36 prodhime nga e gjithë bota

spot_img

Ka hyrë në vitin e tij të 20-të, Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ai ngre siparin e dekadës së dytë me 36 filma të përzgjedhur mes 3 mijë e 400 aplikimeve nga bota.

Tematika e këtij viti është: “Të drejtat e njeriut në Epokën Digjitale”, më aktuale se kurrë. Prodhimet filmike janë pasqyruese të një realiteti konfuz, gjithmonë e më të paqartë dhe të egër, ku pasqyrohet tematika e këtij edicioni.

Drejtori Ekzekutiv i Festivalit, Kujtim Çashku, programin e këtij edicioni e quan si një “Kullë Babeli”. Aty ka hapësirë dhe mjaftueshëm tematika që ftojnë publikun të reflektojë mbi sfidat globale.

“Janë dilema që shtrohen në mbarë botën. A ka zgjidhje? A kanë përgjigje? Unë mendoj që secili duke parë filmat do të mësojë se si mund të ngrihen pyetje se çfarë do të jetë ky Kullë Babeli i së ardhmes”, u shpreh Kujtim Çashku.

Filmat, veç hapësirave kulturore, do të shfaqen edhe në gjimnazet e qytetit, për të çuar përpara edukimin përmes kulturës. Janë prodhime në dokumentar, filma artistikë dhe animacione.

“Dhe krizat, dhe luftërat janë prezente dhe miliona njerëz po vdesin, e gati-gati, këto institucione të krijuara nuk janë të afta për t’i ndaluar. Atëhere ngremë një dilemë tjetër shoqërisë, në të cilën ne ndodhemi”, shtoi Çashku.

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut do t’i shfaqë premierë prodhimet prej datës 15 deri më 20 Shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular