Ish-deputeti i PD-së, Dash Sula, i ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV, se kriza e sotme e PD-së nisi që në vitin 2013 kur Basha u zgjodh nga Berisha në krye të PD-së. Ai u shpreh se Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD-së, sepse Berisha nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i PD-së
Pjesë nga biseda
Çudi më e madhe është te opozita. Thonë regjimi, narkoshteti diktatura etj. Ky rregjim lindi sot, rama u bë diktator sot? Po opozita a ka ndihmuar që ky narkoregjim na ka prurë në këtë ditë?
Që nga 2013, mënyra se si u zgjodh Lulzim Basha në krye të PD-së, një CO se Berisha nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i PD-së.
Në vitin 2015 për ndarjen territoriale opozita bojkotoi, në 2017, 17 maji i famshëm ia veshin të gjithën Lulzim Bashës, por aty ka qenë Oerd Bylykbashi, njeriu i besuar i Berishës.
Në vitin 2019, djegia e mandateve, mendoni se i dogji Basha?
As nuk e mendonte. Atëherë thoshte se nuk rri me atë regjim, tani thotë do të rri me atë regjim brenda në parlament.
Ti ta legjitimosh pushtetin rregjimin, kur në 2024 u martove me regjimin se mbylle kodin zgjedhor dhe bëre amnistinë fiskale.
Në 11 maj 2025, PD bëri zero në grupin e ri parlamentar, kur Rama bëri akademinë politike.
Rakipi: A ka kuptim që opozita pasi bëri plazhin dhe u thekën të shkojë dhe të thotë se nis lufta për zgjedhjet e vjedhura?
Mërtiri: Kush është fajtori këtu? Unë kam bërë debat edhe më parë me ju dhe ju kam thënë se po shkoni te Berisha dhe ai do ta shkatërrojë atë parti. A e ke ndihmuar ti Berishën?
Sula: Problemi është se ti rri te Basha.
Mërtiri: Basha ka një faj se nuk e hoqi Berishën.
Sula: Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar.
Mërtiri: Ju ia çuat Berishës vulën në dorë.
Sula: Nuk ia çuam ne..
Mërtiri: I çuat grupin parlamentar, e bëtë kryetar dhe dështoi.
Sula: Dështmi vjen edhe për shkak të Ramës. Nuk ishte vetëm Berisha, por edhe Basha, nga përçarja.