HomeAktualitetAltin Dumanit i përfundon mandati në dhjetor, KLP hap garën për drejtuesin...

Altin Dumanit i përfundon mandati në dhjetor, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK-ut, më 17 shtator

spot_img

Më datë 17 shtator, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të shpallë zyrtarisht garën për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mandati trevjeçar i drejtuesit aktual Altin Dumani përfundon më 16 dhjetor 2025.

Vendimi për hapjen e garës u mor në mbledhjen e KLP-së të datës 15 shtator, ku u miratua projektvendimi “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar.

Në mbledhjen e datës 17 shtator, e cila do të zhvillohet në orën 10:00, do të marrin pjesë anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe nga projektet EU4Justice dhe Programi OPDAT.

Përveç shpalljes së garës për drejtuesin e SPAK-ut, rendi i ditës përfshin edhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, si dhe diskutimin dhe miratimin e projektraporteve të vlerësimit etik dhe profesional për prokurorët Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular