HomePolitikeEMRAT/Strukturat e reja të Kuvendit, PS cakton drejtuesit e shtatë komisioneve parlamentare

EMRAT/Strukturat e reja të Kuvendit, PS cakton drejtuesit e shtatë komisioneve parlamentare

spot_img

Pas konstituimit të Kuvendit ditën e premte, tashmë jeta parlamentare në vend pritet të zhvillohet vrullshëm dhe palët politike kanë nisur të përcaktojnë krerët e komisioneve për legjislaturën e re.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, paralajmëroi në fundjavë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të rakorduar procedurat e formimit të strukturave të reja parlamentare. Socialistët, siç u bë e ditur në Asamblenë Kombëtare, kanë propozuar që të shtohet numri i komisioneve të përhershme nga 8 në 11, dhe 7 prej tyre të udhëhiqen nga mazhoranca.

Nga ana e Partisë Socialiste raportohet se këta janë emrat e përzgjedhur për të marrë drejtimin e disa prej Komisioneve:

Komisionet nën drejtimin e PS

  • Ekonomia, Punësimi dhe Financat – Milva Ekonomi
  • Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike – Ulsi Manja
  • Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja – Bledi Çuçi
  • Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm – Anila Denaj
  • Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural – Blendi Klosi
  • Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
  • Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale – Fatmir Xhafaj

Si zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PS-së është propozuar Eriona Ismaili, ndërsa do të ketë edhe dy Komisione të Posaçme:

  • Reforma Territoriale – Arbjan Mazniku
  • Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Propozimet për ristrukturimin e parlamentit do të debatohen duke nisur nga e enjtja në një seancë maratonë, kur shumica politike pritet të paraqitë edhe programin qeverisës dhe më tej kërkesën për të votëbesuar kabinetin e ri “Rama 4”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular