HomeLifestyleJozefina Topalli mungon në seancën e parë të Kuvendit, marton djalin në...

Jozefina Topalli mungon në seancën e parë të Kuvendit, marton djalin në një dasmë luksoze në Romë!

Advertismentspot_img

Jozefina Topalli mungoi në seancën hapëse dhe betimin e parlamentit të ri. Arsyeja?

Martonte djalin e saj. Motiv i rëndësishëm për të mos marrë pjesë në një seancë rutinë.

VNA mësoi se djali i saj Genar Topalli organizoi mbrëmë, të shtunë, ceremoninë e martesës në kryeqytetin italian. Vila Miani në Romë ishte vendi që priti të ftuarit në një ceremoni ku nuk mungoi as spektakli piroteknik. Edhe pse të ftuarit ishin “detyruar” të mos merrnin celularët me vete për të fiksuar momente nga ceremonia e dasmës, duket se disa prej tyre nuk i kanë rezistuar tundimit për të shkrepur fotot e rastit.

Dhe në fakt, vila madhështore ja vlente të fiksohej. Në faqen zyrtare të Vila Mianit mund të shohësh një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku ambientet janë të denja për një dasmë mbretërore. Po kaq madhështore janë dhe çmimet e saj. Për një rezervim të thjeshtë pa llogaritur ushqimin, muzikën apo shfaqjet e ndryshme çmimi shkon deri në 100 mijë euro. Por duke parë spektaklin që ofron një ceremoni dasmore në këtë vend janë absolutisht të justifikuara.

Fundja opozita ka nevojë për një “refresh” para nisjes së sezonit të ri parlamentar dhe përballjes me regjimin e Ramës. E kush më mirë se Roma dhe kështjellat e saj ta ofrojnë këtë mundësi. Me urimin për trashëgimi të çiftit Genar Topalli dhe Cindy Marina i urojmë zonjës Topalli edhe një rikthim të fuqishëm në jetën parlamentare. Të paktën mijëra eurot e shpenzuara në Vila Miani nuk janë çuar dëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular