HomeKryesoreKuvendi mblidhet sot, çfarë do të diskutohet. Dy seanca plenare brenda ditës,...

Kuvendi mblidhet sot, çfarë do të diskutohet. Dy seanca plenare brenda ditës, ja urdhrat e parë të Niko Peleshit! Agjenda

spot_img

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka dhënë urdhrat e parë pas marrjes së detyrës më 12 shtator.

Peleshi ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit dy herë gjatë ditës së nesërme, më datë 16 shtator.

Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë është kërkuar të mbahet në orën 10:00, ku pjesë e diskutimeve janë projektvendimet për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit,  sekretariateve të Byros të Kuvendit dhe përbërjen e Byrosë së Kuvendit.

Ndërsa seanca e dytë parashikohet të mbahet në orën 17:00, ku sipas urdhrit, pritet të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

URDHËR

Nr. 1, datë 15.9.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.
  2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  3. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
  4. Njoftime.
  5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
  6. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.
  7. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

URDHËR

Nr. 2, datë 15.9.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.
  2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

1 kuvendi seance
2 kuvendit senace
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular