HomeBota“Mbani një çantë me ushqime për 72 orë”/A po përgatitet Europa për...

“Mbani një çantë me ushqime për 72 orë”/A po përgatitet Europa për luftë?

spot_img

Shumica e kryeqyteteve evropiane po e “lexojnë” lëvizjen e Moskës për të pushtuar hapësirën ajrore polake në fillim të javës së kaluar me 19 avionë pa pilotë, si veprimin më agresiv të Rusisë kundër një vendi jashtë sferës së saj të ndikimit që nga bllokada e Berlinit në vitin 1947.

Megjithatë, as vendimi i vetëdijshëm i Polonisë dhe rrjedhimisht i NATO-s për të goditur me vendosmëri tufën e dronëve rusë nuk ishte i pashembullt. Kjo për shkak se sulmi rus interpretohet si një “shenjë e qartë e përshkallëzimit” nga Vladimir Putin kundër Perëndimit, duke rritur ndjeshëm nivelet e gatishmërisë në Kontinentin e Vjetër, i cili tashmë po grumbullon armë, rekrutë dhe madje edhe ushqime të konservuara.

Pas surprizës fillestare, shumica e shteteve anëtare evropiane të NATO-s shprehën menjëherë mbështetjen e tyre për Varshavën. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, e bëri të qartë se aleatët do të mbronin “çdo centimetër” të territorit të saj, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi tre avionë luftarakë Rafale për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, duke siguruar mbulim për Evropën Lindore.

Putini po provokon, a është Evropa gati për luftë? Strehime, ushqime të konservuara, ilaçe dhe pajisje mbijetese

Megjithatë, sistemet kundërajrore të NATO-s, si dhe avionët luftarakë të teknologjisë së fundit F-16 dhe F-35, janë zgjidhje shumë të shtrenjta, por më pak efektive për kapjen e dronëve rusë, të cilët prodhohen me qindra dhe me materiale të lira, duke zbuluar sipas “Politico” dobësitë e mbrojtjes evropiane, e cila mbetet e fortë vetëm në letër.

“Përvoja” e vitit 2014

Përtej boshllëkut teknologjik, “përvoja” e Krimesë e vitit 2014, kur Rusia pushtoi pa një ushtri të rregullt dhe pa shenja dalluese, por me një operacion special, rrit shqetësimin për kërcënime të reja të mundshme asimetrike, veçanërisht kur “minatorët” nga Donetsku dhe Luhansku u shfaqën 11 vjet më parë duke përdorur me mjeshtëri tanke, artileri dhe raketa kundërajrore, duke pushtuar gadishullin më strategjik në Detin e Zi. Kësaj enigme i shtohet edhe ambivalenca e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj zgjidhjes së luftës në Ukrainë, pas pamundësisë së tij për ta detyruar presidentin rus në aplikimin e armëpushimi pas Samitit në Anchorage të Alaskës.

Putini po provokon, a është Evropa gati për luftë? Strehime, ushqime të konservuara, ilaçe dhe pajisje mbijetese

Për më tepër, kur Polonia aktivizoi Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e sjellë zyrtarisht në vëmendjen e aleatëve përshkallëzimin e agresionit rus, kanë mbetur ende disa hapa deri në aktivizimin e Nenit 5, pra “Mbrojtjen Kolektive”.

Ushtrime me… kuptim

Ndërkohë, disa udhëheqës evropianë i shohin stërvitjet e përbashkëta strategjike Zapad-25 (Perëndimi 2025), të cilat Rusia dhe Bjellorusia po i organizojnë nga e premtja e kaluar deri më 16 shtator, në një zonë që Moska mund ta përdorë potencialisht si një trampolinë për një sulm të mundshëm frontal ndaj një vendi anëtar të NATO-s, si një sinjal tjetër përshkallëzimi.

13 000 ushtarë të tjerë nga India, Irani dhe Nigeri po marrin pjesë gjithashtu në stërvitjet ruse, duke ngritur alarmin në Poloni dhe Lituani. Shfaqja e forcës nga Moska në ujërat e Detit Baltik ka ringjallur frikën e një sulmi të mundshëm ndaj Republikave Baltike. Mjaft shtete evropiane filluar t’i njohin qytetarët e tyre me “masat e gatishmërisë” pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

“Gatishmëria 2030” është, në fund të fundit, një shtyllë kyçe e armaturës së përbashkët mbrojtëse të BE-së, pra pasardhëse e programit “ReArm Europe”. Vetëm në vitin 2024, shtetet anëtare ndanë gjithsej 326 miliardë euro për mbrojtje, 100 miliardë më shumë se në 3 vitet e mëparshme, duke u përqendruar gjithashtu në linjën e tyre luftarake.

Siç zbuloi “Reuters”, ushtria gjermane duhet të shtojë 100 000 ushtarë aktivë nga 62 000 ekzistues për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s. Kjo, sipas një dokumenti të klasifikuar, i cili vëren se “është e domosdoshme që ushtria të jetë mjaftueshëm e gatshme për luftë deri në vitin 2029 dhe të ofrojë aftësitë që Gjermania i premtoi NATO-s deri në vitin 2035”.

Megjithatë, Gjermania ka zhvilluar një aplikacion që nga viti i kaluar që do t’i ndihmojë qytetarët të gjejnë strehën më të afërt në rast të një sulmi. Dronët rusë në Poloni sollën në vëmendje rritjen e numrit të këtyre strehëve më afër se kurrë. Me Mbrojtjen Civile, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrid, zbuloi për “Bild” se qeveria federale synon të ndajë 10 miliardë euro të tjera deri në vitin 2029 për infrastrukturën e Mbrojtjes Civile, duke përmirësuar 579 strehimore publike në të gjithë vendin, të cilat do të jenë të afta të akomodojnë 480 000 njerëz.

Përveç kësaj, po studiohet përdorimi i radios dixhitale në raste krize për të informuar qytetarët, ndërsa përveç rinovimit të armëve dhe rekrutimit të ushtarëve, Berlini po shqyrton rezerva të reja strategjike të ushqimeve të konservuara, sipas “Washington Post”.

Për më tepër, Gjermania ka shtuar mësues në zinxhirin e gatishmërisë që nga pranvera e kaluar, duke u bërë thirrje atyre që t’i kushtojnë “theks më të madh” Mbrojtjes Civile në shkolla, pasi Brukseli u bëri thirrje miliona qytetarëve evropianë të mbajnë ushqime dhe furnizime 72-orëshe.

Çantë shpine për 72 orë

Edhe pse sigurimi i furnizimeve (ushqime, ujë dhe gjëra themelore) për 72 orë nga familjet evropiane lind si pjesë e programit “Përgatitja 2030” të BE-së, nuk janë të pakta vendet që i kanë përgatitur vazhdimisht qytetarët e tyre vitet e fundit përballë agresionit të Putinit.

Finlanda ka qenë më aktivja. Brukseli po u bën thirrje evropianëve të furnizohen masivisht me 12 artikuj bazë, siç janë shkrepëset, dokumentet e identitetit, një mushama, ujë në shishe, një elektrik dore dhe të tjera.

Franca që ka hartuar një fushatë të posaçme për të njohur opinionin publik, duke shpërndarë një broshurë 20 faqesh me 63 masa mbijetese në rast të një konflikti të armatosur, fatkeqësive natyrore, aksidenteve industriale apo edhe një infektimi nga armët bërthamore.

Mars 2026

Edhe pse zyrtarët e qeverisë franceze pohuan për gazetën “Le Figaro” se fushata e “kitit të mbijetesës” synon të forcojë rezistencën e Francës kundër “të gjitha llojeve të krizave, “kiti i përgatitjes” mund të “sugjerojë lehtësisht se shteti po reagon ndaj situatës së paqëndrueshme ndërkombëtare”.

Sidoqoftë, çdo shqetësim, francez dhe evropian, në lidhje me situatat e krizës u intensifikua pas verës, kur një artikull në gazetën satirike “Le Canard Enchaîné” u bë fokusi i dhjetëra komenteve në rrjetet sociale, nga përdorues që pretendonin se qeveria franceze po përgatitej fshehurazi të fillonte një luftë me Rusinë deri në mars të vitit 2026. Një eurodeputet i “Patriotëve për Evropën” la të kuptohej se presidenti francez do të mbështeste një luftë si një mjet për anulimin e zgjedhjeve kombëtare në vitin 2027.

Fakti që “Euronews” publikoi kohët e fundit një artikull të titulluar “A po përgatitet vërtet Presidenti Emmanuel Macron ta çojë Francën në luftë në vitin 2026?” ka rigjallëruar ankthin në të gjithë Evropën. Kjo, veçanërisht kur raportohet se korrikun e kaluar

“Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, u kërkoi shërbimeve shëndetësore franceze të përgatiteshin për një “përfshirje të madhe” të mundshme deri në mars të vitit 2026″ dhe mundësinë e trajtimit të disa mijëra ushtarëve gjatë një periudhe prej 10 deri në 180 ditësh. Ministrja e Shëndetësisë nuk e mohoi ekzistencën e kësaj letre në një intervistë me televizionin francez “BFM-TV”.

…edhe Britania

Një muaj më vonë, në mesin e gushtit, ishte radha e Britanisë së Madhe për të ftuar qytetarët e saj të “përgatiteshin” kundër çdo kërcënimi. Qeveria britanike krijoi një faqe interneti të titulluar “Përgatitu”, duke ofruar udhëzime për familjet në situata krize, por gjithashtu duke i nxitur qytetarët britanikë të furnizoheshin me nëntë artikuj ushqimorë bazë për çdo rast.

Vëzhguesve me përvojë nuk u shpëtoi fakti që publikimi i faqes së internetit përkoi me periudhën e diskutimit rreth mundësisë së vendosjes së forcave tokësore britanike si pjesë e garancive të sigurisë në Ukrainë, edhe nëse ndonjë plan paqeje mbetet në letër, me pak shanse për zbatim.

Më herët se kushdo tjetër dhe me vetëdije të plotë për rreziqet, skandinavët vepruan vjeshtën e kaluar, pasi qeveritë e Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës shpërndanë fletëpalosje informuese me këshilla në rast lufte ose situatash të tjera krize, duke përshkruar një “situatë sigurie në përkeqësim”.

Pavarësisht politikës së saj “të gjelbër”, Oslo shpërndau mbi 2.2 milionë fletëpalosje, “një për çdo familje në Norvegji”, sipas BBC, megjithëse suedezët ishin më përshkrues, duke i këshilluar qytetarët e vendit të tyre se si të “ndalin gjakderdhjen serioze” ose të reagojnë ndaj “ndotjeje bërthamore”.

Seti francez i mbijetesës

Në pritje të ndihmës nga autoritetet, me ndërprerje të energjisë elektrike, gazit dhe ujit të rrjedhshëm, me rrugë të pakalueshme në rast të një fatkeqësie të madhe, 72 orët e para janë më të vështirat. Ky komplet, i përgatitur paraprakisht, do t’ju lejojë të qëndroni në shtëpi me më shumë qetësi shpirtërore ndërsa prisni për ndihmë. Do të jetë gjithashtu shumë i dobishëm edhe në rast se duhet të largoheni me nxitim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular