HomeKryesorePresidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë. Pritet ceremonia...

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë. Pritet ceremonia e betimit të ministrave të “Rama 4”

spot_img

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë më 15 shtator, kabinetin e ri qeveritar. Kjo vjen pak ditë pasi u dekretua për herë të katërt kryeministri Edi Rama.

Ajo që vihet re nga njoftimi i shpërndarë prej zyrës së shtypit të Presidencës, është se ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, Diella nuk është në mesin e ministrave të dekretuar.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;

Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme;

Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Petrit Malaj – Ministër i Financave;

Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit;

Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Arsimit;

Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit;

Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë;

Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes;

Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

Majlinda Dhuka – Ministre Shteti dhe Kryenegociatore;

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe  Antikorrupsionin;

Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular