HomeEkonomiShqiptarët të “lidhur” pas kredisë për blerje banese - BSH: Ajo për...

Shqiptarët të “lidhur” pas kredisë për blerje banese – BSH: Ajo për blerje mallrash të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, rënie drastike

spot_img

Miti se shqiptarët marrin kredi vetëm për blerje banese duket se është i vërtetë, pasi shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se po merret gjithnjë e më pak kredi për konsum.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia e re në lekë për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm ishte 2.6 miliardë lekë në fund të korrikut. Kjo kredi e marrë nga qytetarët për mbulimin e shpenzimeve për ushqim, cigare, pije, karburant, produkte kozmetike, të pastrimit, veshje apo këpucë, ka rënë me gati 5.5% në krahasim me muajin paraardhës.

Nga ana tjetër, kredia në lekë për blerjen e mallrave të qëndrueshëm, të cilët në ndryshim me mallrat e përmendura më sipër, nuk konsumohen me një përdorim dhe kanë jetëgjatësi më të madhe, është regjistruar në 1.3 miliardë lekë në fund të korrikut. Blerja e makinave, elektroshtëpiakeve, mobiljeve, lodrave dhe të tjera, është mbuluar përmes kësaj kredie që në krahasim me muajin qershor, ka pësuar një rënie drastike prej 13%.

Nga këto shifra, totali i kësaj kredie të re rezulton 4 miliardë lekë, me një rënie prej 5.9% vlerësuar me qershorin. Nga 9.8 miliardë lekë që është e gjithë kredia e re e marrë nga individët në fund të muajit korrik, 4.6 miliardë është vetëm për blerje banese.

E thënë ndryshe, 47.5% e kredisë është përdorur për blerje banese nga individët, 41.3% e vlerës totale është blerje e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, 6.3% për overdraft dhe 3.8% për qëllime të tjera.

Kredia për blerje mallrash të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm vijon të merret kryesisht nga institucionet financiare jo banka dhe jo nga vetë bankat, për shkak të procedurave më të thjeshta të miratimit. Institucionet e mikrofinancës janë shpeshherë të lidhura me biznese të caktuara, sidomos ato që ofrojnë pajisje elektronike, duke i ofruar qytetarit mundësinë e blerjes së pajisjes përmes kredisë së menjëhershme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular