HomeAktualitetTensione në gjyqin për “Partizanin”| Malltezi e Berisha kërkojnë pavlefshmëri absolute të...

Tensione në gjyqin për “Partizanin”| Malltezi e Berisha kërkojnë pavlefshmëri absolute të vendimit. Seanca e radhës më 29 shtator, ora 11:00

Advertismentspot_img

Në seancën e sotme, 15 shtator, për çështjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), mori pjesë vetëm Jamarbër Malltezi, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha vendosi të përfaqësohej nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Teksa Berisha vijoi me akuzat e rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit për pak minuta në Prokurori në kuadër të masës së sigurisë, gjyqi ka pasur tensione pavarësisht mungesës së tij…

Lexo më shumë

https://youtube.com/watch?v=y5TABw93-98%3Fsi%3DlB6aKHmM8r2s2Oq8

Malltezi: Sekuestruan objekte të para 22 viteve

Malltezi u shpreh për mediat se “është i vetmi person në Shqipëri, ndaj të cilit “në të njëjtën ditë janë marrë masa për arrest, janë kryer kontrolle dhe është bërë sekuestrimi i të gjitha kompanive private që zotëronte, si dhe të pronave që kishte në bashkëpronësi, pa asnjë justifikim të qartë nga autoritetet”.

Shtoi se “atij dhe bashkëshortes i janë sekuestruar edhe objekte të para 22 viteve, kur ishin në Kosovë”.

Ai theksoi se veprimet e ndërmarra ndaj tij tregojnë qartë se është kthyer në objekt sulmesh nga Partia Socialiste…Lexo më shumë

Gjokutaj: SPAK vepron për interes të Ramës

Ndërsa avokati Gjokutaj përsëriti kërkesën dhe përforcoi pretendimet e tij lidhur me procesin gjyqësor.

I pyetur për deklaratën e fortë se “SPAK nuk ka përfaqësuar interest e shtetit”, Gjokutaj u përgjigj kështu:

Ka mbrojtur interesat e kryeministrit Edi Rama, ta themi copë, mos t’i biem rrotull!https://www.youtube.com/embed/zvEyzzZ0AEw?si=qXiueZ7xqS6Gds9a

Çfarë ndodhi në seancë

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, solli zhvillimet nga seanca gjyqësore e cila do të vijojë më 29 shtator, në orën 11:00.

Avokati i Malltezit, Sokol Hazizaj, kërkoi po ashtu pavlefshmëri absolute të akteve dhe të akuzave ndaj klientit të tij, duke e konsideruar çështjen “pa asnjë bazë ligjore”.

Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Avokati e ka cilësuar akuzën për korrupsion pasiv si “plotësisht të pabazuar”, duke argumentuar se Malltezi nuk ka patur kurrë funksione që lidhen me këtë vepër. Sa i përket akuzës së pastrimit të produkteve të veprës penale, avokati ka theksuar se edhe kjo nuk ka lidhje me aktivitetin e klientit të tij.

Ai kërkoi gjithashtu pavlefshmërinë e vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, duke theksuar se ato janë marrë nga një person “që nuk ka as titullin magjistrat”.

https://youtube.com/watch?v=4mnpqFI1lnk%3Fsi%3DmTj3oEpJ-XH6QxeP

Nga ana e tij, Malltezi është shprehur se kërkon që mediat të ndjekin procesin dhe të filmojnë çdo zhvillim të seancës. Ai deklaroi se gjatë hetimeve ka paraqitur prova dhe fakte, përfshirë 30 falsifikime të pretenduara nga prokurorët.

Malltezi i drejtoi edhe një pyetje trupës gjykuese:

A do e pranoni ju një akt-akuzë me 30 falsifikime, a do quhet e vlefshme?!

Avokati Hazizaj njoftoi gjithashtu se në seancën e radhës do të paraqesë kërkesat paraprake në formë të shkurtuar për kompaninë Homeplan dhe Fatmir Bektashin.

Berisha akuza të rënda Dumanit

Mungesën e tij në këtë seancë, Berisha e justifikoi duke thënë se është detyrë e përfaqësuesve të tij ligjorë.

“Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj”, deklaroi ai, teksa nuk hezitoi aspak me akuzat ndaj Dumanit dhe kreut të qeverisë.

“Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.”Lexo më shumë

Kujtojmë se…

Në muajin korrik, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe Malltezit të cilët kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Kujtojmë se Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular