HomeSportVIDEO/3 lojtarë shënojnë dopieta, Barcelona shpartallon me 6 gola Valencian

VIDEO/3 lojtarë shënojnë dopieta, Barcelona shpartallon me 6 gola Valencian

spot_img

Barcelona shpartalloi me 6 gola Valencian në duelin e vlefshëm për javën e katërt të La Ligës, që u mbyll me shifrat 6 me 0. 

Ishte Ferran Lopez ai që në minutën e 29-të zhbllokoi duelin, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0. 

Në fragmentin e dytë të lojës u prodhuan edhe 5 gola të tjerë nga katalanasit, teksa 3 lojtarë kompletuan dopietat personale. Në minutën e 53-të, Rafinja shënoi për 2 me 0. Tre minuta më vonë ishte radha e Ferran Lopez për të kompletuar dopietën.  

Ndërkohë në minutën e 66-të, Rafinja ngriti shifrat në 4 me 0, më pas skënën e rrëmbeu Levandovski, i cili shënoi dy herë në harkun kohor të 10 minutave, 76 dhe 86.  

Si Rafinja dhe Levandovski u aktivizuan nga stoli, ku të dy së bashku shënuan plot 4 gola në harkun kohor të 45 minutave. Falë këtij triumfi Barcelona u ngjit në vendin e dytë me 10 pikë në 4 javë.  

Hansi Flik ka vendosur të lerë në stol Levën dhe Rafinjën, ndërsa Jamal është jashtë për shkak të një dëmtimi. Gjermani ka vendosur ti besojë sulmit Rashford-Torres-Bardghiji kundër Valencias.

FT

BARCELONA 6-0 VALENCIA

29′, 56′ Lopez, 53′, 66′ Rafinja, 76′, 86′ Levandovski

GOLI I DYTË I LEVANDOVSKIT (VIDEO) 

GOLI I LEVANDOVSKIT (VIDEO

GOLI I DYTË I RAFINJËS (VIDEO

GOLI I DYTË I LOPEZIT (VIDEO

GOLI I RAFINJËS (VIDEO

GOLI I LOPEZIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular