HomeKultureJava Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri nga...

Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri nga data 16–20 shtator

spot_img

Nga data 16 deri më 20 shtator, Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë Javën Kulturore të Arabisë Saudite, një ngjarje që organizohet në vendin tonë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare e që sjell pranë publikut shqiptar trashëgiminë e pasur dhe traditat e Mbretërisë Saudite.

Gjatë pesë ditëve, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë arti dhe kulture, ku vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin demonstrime të mjeshtërisë tradicionale nga 11 artizanë, të shijojnë recetat autentike të përgatitura nga 5 shefa të njohur sauditë, dhe të përjetojnë atmosferën festive nga mbi 22 muzikantë.

Moda dhe trashëgimia, shfaqjet e filmave, teatrit, koncertet dhe aktivitetet artistiko-kulturore do ta pasurojnë edhe më tej këtë përvojë unike që sjell në vendin tonë një mori personalitetesh.

Java Kulturore e Arabisë Saudite e cila organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të ofrojë edhe ekspozita me kopje arkeologjike dhe punëtori për artistët dhe profesionistët nga të dy vendet. Do të ketë edhe forume debatuese me intelektualë dhe shkrimtarë, si dhe prezantime mbi trashëgiminë botërore të regjistruar në UNESCO.

Aktivitetet do të përfshijnë po ashtu ekspozita të dorëshkrimeve arabe të rralla nga biblioteka saudite, kaligrafi, veshje tradicionale dhe mundësi për t’u fotografuar me kostume autentike. Ekranet interaktive me dorëshkrime digjitale arabe do t’i mundësojnë vizitorëve të eksplorojnë trashëgiminë gjuhësore të tyre. Një seksion i veçantë do t’u dedikohet shkrimtarëve të njohur sauditë, veprat e të cilëve janë përkthyer në shqip. 

Ekspozita e instrumenteve muzikore tradicionale do të ofrojë një mundësi për të njohur pasurinë muzikore të Arabisë Saudite, ndërsa do të zhvillohen performanca të përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë, si dhe koncerte nga artistë të njohur.

Po ashtu, një ekspozitë mode do të nxjerrë në pah krijimet më të spikatura të dizajnerëve sauditë, duke prezantuar stilin dhe mjeshtërinë e veshjeve tradicionale. 

Në fund, shfaqjet e filmave të shkurtër do të sjellin në ekran pasurinë dhe larminë e rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite, duke pasqyruar trashëgiminë, traditat dhe artin e vendit.

Pas Arabisë Saudite, radhën e ka Java Kulturore Kineze që do të sjellë në vendin tonë nga data 22 deri më 25 Shtator, ngjarje mbresëlënëse.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular