Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, vlerësime të larta për Shqipërinë nga BE dhe Danimarka. Vlerësimet e Marta Kos, Marie Bjerre. Reagimet e kryeministrit Rama dhe presidentti Begaj
Shqipëria zhvilloi me 16 shtator, Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Ajo u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Danimarkës për Çështjet Evropane, Marie Bjerre. Danimarka mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Sot u çelën katër kapituj të rinj të negociatave që janë Politika dhe Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi me Ndryshimet Klimatike. Këto kapituj mbulojnë fusha të një rëndësie thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe për afrimin e mëtejshëm me standardet e Bashkimit Europian.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE nisi zyrtarisht në korrik të vitit 2022 me Konferencën e parë Ndërqeveritare. Siç deklaruan Komisionerja Marta Kos dhe Ministrja daneze për Çështjet Evropiane Marie Bjerre, anëtarësimi i plotë i vendit nuk duket i largët. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, BE është bekim, që i jep shansin Shqipërisë të rishpiket si komb.
Deri më sot janë mbajtur pesë konferenca të tjera, ku janë hapur kapituj të rëndësishëm që përfshijnë ekonominë, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë, arsimin, politikat sociale dhe marrëdhëniet e jashtme.
Begaj: Brenda vitit mund të hapim të gjithë grup-kapitujt me BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj:
Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit.
Rama: BE na jep mjetet për t’u rishpikur si komb!
Pyetjes se cila është sfida më e madhe për dy vitet e ardhshme sa i takon procesit të negociatave, Komisionerja Marta Kos iu përgjigj kështu:
Sfidat më të mëdha janë që nuk është e lehtë të mbyllësh kapitujt dhe të krijosh platfomat, jemi të sigurt se jemi në rrugë të mbarë. Po e bëjmë në ekip, vizioni i ekipit tuaj dhe kryeministrit është të mbyllen negociatat brenda 2027-ës, e mbështesim këtë vizion. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, Bashkimi Evropian është një bekim për një vend si Shqipëria. Sipas tij, familja europiane jep mundësinë për t’ia nisur nga e para sa i takon punës së institucionev
Rama: Populli danez mes mbështetësve më të mëdhenj të Shqipërisë
“Dua të them diçka që ishte diçka që na erdhi vërtetë shumë mirë kur pamë barometrin dhe që përmendi Marta dhe kur u kuptuam që populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Të kesh në anën tonë vikingët do të thotë të kesh mjaft siguri. Mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje që është e frikshme”, tha Rama.
Rama: Presim çeljen e grupkapitullit të fundit, nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë
“Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. E di që ështrë ambizcioze, por është ajo që duam të bëjmë. Ashtu siç e theksoi edhe Marta, kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë. E dimë që ka sfida, e dimë që duhen bërë shumë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori ë tjera në të shkuarën. Kjo është një perandori në të cilën duam të jemi. Një perandori vlerash”, tha Rama.
Kos: Shqipëria po tregon se ka zhvillim pozitiv
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimit Europian, Marta Kos, tha se shpejtësia e Shqipërisë në hapjen e grupkapitujve është mbresëlënëse.
Ajo theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i punës së madhe të autoriteteve shqiptare ndër vite për të çuar përpara reformat.
“Ky rezultat është rrjedhojë i punës së madhe të autoriteteve të shqiptar që kanë çuar përpara reformat sidomos gjatë këtij viti pavarësisht zgjedhjeve që janë realizuar. Vendi juaj po tregon që mund të bëhet. Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe Be e shpërblen këtë ndryshim”, tha Kos.
Kos bëri me dije se ka mbetur vetëm një grupkapitull pa u hapur dhe tha se beson që kjo do të realizohet brenda këtij viti.
“Sot jemi një hap më parën për të arritur këtë objektiv”, tha ajo.
Marie Bjerre: Shqipëria e ka shprehur se e sheh të ardhmen në BE
Konferencën e përbashkët të Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel, e çeli ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre.
Në fjalën e saj, Bjerre u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme reformale, si ajo e drejtësisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e po kështu ka harmonizuar politikat e saj të jashtme me të Bashkimit Evropian. Kështu, siç tha Bjerre, vendi ynë e ka shprehur se e sheh të ardhmen e saj në unionin evropian. Për këtë arsye, Shqipëria meriton që t’i njihen të gjitha zhvillimet e kryera prej saj, siç cilëson ministrja evropiane.
Bjerre premtoi se Danimarka do të bëjë maksimumin e saj për të çuar përpara procesin e anëtarësimit.
“Shqipëria ka bërë përpjekje të forta me reformën e drejtësisë kundër korrupsionit dhe harmonimin me politikave të jashtme të BE. E ka shprehur se sheh të ardhmen ne BE, dhe meritoni që këto të njihen. Nuk jemi ende ne linjën e finishit, ka ende shumë rrugë para nesh. Danimarka do bëjë maksimumin për të çuar përpara anëtarësimin.
Ju po e bëni, vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha ajo.
Si duket Shqipëria në “murin e zgjerimit”, mbizotëron ngjyra e verdhë
Shqipëria bëri sot një hap tjetër drejt Bashkimit Europian. Në Konferencën Ndërqeveritare u hapën katër kapituj të rinj që kanë të bëjnë me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme.
Komisionerja Marta Kos i tregoi kryeministrit Edi Rama “murin e zgjerimit” në BE ku Shqipëria duket qartë se ka hapur pjesën më të madhe të kapitujve bashkë me ato të sotmet.
Në kolonën e Shqipërisë në “murin e zgjerimit”, mbizotëron ngjyra e verdhë që tregon çeljen e kapitujve. Sot, Rama pati mundësinë që të bënte me të njëjtën ngjyrë edhe katër kapitujt e ri
Kos: Lidershipi shqiptar po dëshmon përkushtim pro-europian
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka folur shkurtimisht për mediat para fillimit të Konferencës Ndërqeveritare.
Kos tha se nëse ecet me këtë shpejtësi brenda këtij viti Shqipëria do të hapë të gjithë kapitujt e negociatave.
Ajo vlerësoi lidershipin dhe theksoi se dëshmon angazhim pro-europian. Kos tha se Komisioni Europian mbështet objektivin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat në fund të vitit 2027.
“Shqipëria po bën një punë të mrekullueshme me reformat e integrimit evropian. Nëse ecim me një shpejtësi të tillë me negociatat, do të jemi në gjendje që të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda këtij viti. Ky vend po dëshmon se me një lidership të fortë ndryshimet pozitive janë të mundshme. Kjo konferencë nderqeveritare sot tregon faktin se Komisioni Evropian mbështet në bazë të meritës vendet si Shqipëria që paraqesin rezultate konkrete vlerësohen dhe mbështeten në këtë rrugë. Lidershipi shqiptar po dëshmon angazhimin e tij pro-evropian. Ne mbështesim objektivin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2027, një objektiv realist ky nga qeveria e zotit Rama”, tha Kos. Klan