HomePolitikeKuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit dhe...

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit dhe ai i Legjislacionit. Munguan në seancën e parë, betohen 4 deputetë të PD! 

Advertismentspot_img

Në seancën e parë plenare të kësaj së marte,  Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të Këshillit të Legjislacionit, dy struktura kyçe në funksionimin e brendshëm institucional. Gjithashtu edhe përbërjen e sekretaratëve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, luan një rol kyç në interpretimin e rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimin e mandateve të deputetëve. Në këtë këshill, përveç kryetarit të Kuvendit, do të jenë edhe krerët e grupeve të PS e PD.

Këshilli i Legjislacionit ka për qëllim shqyrtimin e projektligjeve dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Të dy këshillet kanë nga 10 anëtarë, 5 nga Partia Socialiste dhe 5 nga Partia Demokratike, si dhe nga 4 anëtarë zëvendësues. 

Gjatë seancës nuk kanë munguar as përplasjet midis palëve, ku opozita ka kundërshtuar përbërjen e re të komisioneve,propozuar nga mazhoranca.

Nderkohe dje kater deputetë të opozitës të cilët munguan në seancën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar janë betuar ditën e sotme në Kuvend.

Deputetët që u betuan janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi dhe Jozefina Topalli

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular