HomeKultureNdahet nga jeta legjenda e Hollivudit, Robert Redford

Ndahet nga jeta legjenda e Hollivudit, Robert Redford

spot_img

Aktori, regjisori dhe producenti amerikan, Robert Redford, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Siç shkruan Corriere della Sera, ai u shua në shtëpinë e tij në Utah, pas një sëmundjeje të gjatë.

Redford mbetet një nga figurat më të shquara të kinemasë botërore, me role të paharrueshme në filma si “Të gjithë njerëzit e presidentit”, “Tre ditët e Kondorit”, “Afrika ime”, si dhe në klasikët “The Sting” dhe “I madhi Gatsby”.

Në vitin 1981 fitoi çmimin “Oscar” si regjisor për filmin “Ordinary People”, ndërsa në vitin 2017 mori edhe “Oscar”-in për arritje në karrierë. Megjithatë, ai nuk arriti kurrë të shpërblehej si aktor, pavarësisht sukseseve të mëdha në ekran.

Redford ishte gjithashtu themelues i Sundance Film Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit indie.

Karriera e tij nisi në vitet ’60, por ishte dekada pasuese që e ngjiti atë në majat e Hollivudit, në një epokë ku bashkë me emra si Robert De Niro, Dustin Hoffman, Meryl Streep, Martin Scorsese, Francis Ford Coppola dhe Steven Spielberg, transformuan kinemanë amerikane.

Redford ishte i martuar nga viti 1958 deri në 1985 me aktoren Lola Van Wagenem, me të cilën pati tre fëmijë, dy prej tyre humbën jetën herët, njëri foshnjë dhe tjetri nga një tumor në vitin 2020. Në vitin 2009 ai u martua me artistën gjermane Sibylle Szaggars.

Ai do të mbahet mend edhe për angazhimin e tij në mbrojtje të mjedisit, pasi u bë figurë kyçe në betejën kundër ndërtimit të një centrali elektrik në Utah dhe u shpreh shpesh si mbështetës i Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular