Më 17 shtator, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të takojë kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Takimi do të ndodhë në selinë e NATO-s në Bruksel.
Siç njoftohet në faqen zyrtare të NATO-s, takimi pritet të nisë rreth orës 08:30.
Herën e fundit, Rama dhe Rutte janë takuar në ambientet e Kryeministrisë në Shqipëri, në maj 2025, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Ata e diskutuan lidhur mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.