HomeSportShqipëri-Jordani, nis shitja e biletave për miqësoren në “Air Albania”

Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave për miqësoren në “Air Albania”

spot_img

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot, kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular