HomePolitikeShkarkimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator. Kryeqyteti...

Shkarkimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator. Kryeqyteti shkon drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale ’92 (Historiku)

spot_img

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e martë, më datë 23 shtator, në orën 16:00. Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, në mbledhjen e së martës që pritet të thirret nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino, pritet të bëhet dhe të dorëzohet kërkesa zyrtare për shkarkimin e Erion Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë, që u mbajt në selinë e Partisë socialiste.

Tirana po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të zhvillohen në tetor të vitit 2025, sipas paralajmërimeve të kryeministrit. Kjo do të shënojë zgjedhjet e 10-ta lokale në kryeqytet që nga fillimi i procesit demokratik në vitin 1992.

Hera e parë e zgjedhjeve në Tiranë u mbajt në vitin 1992, me një mandat katërvjeçar që zgjati deri në vitin 1996, dhe më pas në vitin 2000. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, për shkak të disa ndryshimeve kushtetuese, mandati i kryetarit të bashkisë u shkurtua në tre vjet. Pas vitit 2003, u rikthye mandati katërvjeçar deri në vitin 2007, dhe nga viti 2007 mandati mbeti katërvjeçar.

Në zgjedhjet e vitit 2007 pati një garë mes kryetarit aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe një kandidati nga e djathta, ku fitues doli Edi Rama. Më pas zgjedhje u zhvilluan në vitet 2011, 2015 dhe në 2019 u zhvilluan kryesisht me pjesëmarrjen e vetëm të Partisë Socialiste, pasi Partia Demokratike i braktisi zgjedhjet, ndërsa një forcë opozitare e vetme, Bindja Demokratike, paraqiti disa kandidatë, përfshirë edhe për Tiranën.

Duke marrë parasysh që kandidati i zgjedhur nga zgjedhjet e 2025 do të jetë i përkohshëm, mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2027.

Kështu, që nga viti 1992 deri në vitin 2025, Tirana ka zhvilluar dhjetë cikle zgjedhjesh lokale, duke reflektuar historikun e zhvillimit politik dhe ndryshimet kushtetuese të kryeqytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular