HomePolitikeShpërthen Murrizi ndaj deputetëve të PD: O servila, lëpirësa, qurravecë… i thoni...

Shpërthen Murrizi ndaj deputetëve të PD: O servila, lëpirësa, qurravecë… i thoni tani Ramës, Skënderbe!

spot_img

Myslim Murrizi ka qenë i ashpër me ligjvënësit e rinj me të cilët përfaqësohet Partia Demokratike në këtë legjislaturë të re në Parlament.

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ai i cilësoi ata si aguridhe deputetë, që vijnë e ikin pa pasur asnjë kapital votash mbi supe, pasi sipas Murrizit nuk janë testuar as në Primare dhe as në zgjedhje, por kanë dalë nga listat e mbyllura.

Aty janë 19 deputetë të partisë sime, edhe të Basirit edhe të doktorit, që as kanë fut veten në Primare për të parë sesa i duan demokratët dhe as nuk kanë shkuar në terren të shikojnë sa i duan qytetarët. Në emër të kujt sovraniteti flet, ti s’ke vota në kurriz. Politika është aq sa vota ke, aq edhe peshë ke. Pastaj sesa servil je ky është varianti fundit. Këta e masin me lëpirje. Kush e ka gjuhë më të fortë që quravitet te paradhoma e Berishës, që i thonë Ramës, Skënderbe, herkul, Van Dami, bëhet deputet, aguridhe deputet. Siç vijnë edhe ikin”, tha Murrizi.

Ai bëri thirrje që të aplikohet një qasje e re në politikë dhe kandidatët për deputetë të dalin para popullit për t’u votëbesuar.

Kështu që duhet të ketë një qasje tjetër. Qytetarët kanë që në 2009 që nuk takojnë më deputetë në terren. Se deputetë bëhen si ata me çadra, endacakë, 4 vjet mashtrojnë në një qark, e 4 vjet në një tjetër. Janë 5 palë zgjedhje që qytetarët votojnë si në komunizëm, nuk zgjedhin më”, deklaroi Murrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular