HomeKronikeTre vajzat e mitura në Korçë dyshohet se konsumuan karamele me kanabis,...

Tre vajzat e mitura në Korçë dyshohet se konsumuan karamele me kanabis, 3-vjeçarja në reanimacion

spot_img

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele, që dyshohet se i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

A2 CNN mëson se tre motrat dyshohet të kenë konsumuar pranë koshit të mbeturinave karamele, të cilat dyshohet se kanë pasur përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (kanabis).

Nga ana e policisë, është konfirmuar se karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila u intubua në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, nën kujdesin e mjekëve në pediatri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular