HomeAktualitetEMRAT/Hodhën Kushtetutën drejt Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët...

EMRAT/Hodhën Kushtetutën drejt Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

spot_img

Sekretariati i Etikës ka dënuar Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën të cilët akuzohen si fajtorë pasi shkaktuan kaos gjatë seancës plenare ditën e djeshme në Kuvend.

Bardhi dhe Kreka janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare për shkak se qëlluan me shishe dhe rregulloren e Kuvendit në drjetim të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që pas fjalës së “Diellës”, ministres së Inteligjencës Artificiale, deputetët e opozitës morën “flakë” duke mos lejuar që seanca plenare të zhvillohet normalisht, ndërsa nuk munguan as sendet e forta si shishe apo kushtetuta të cilat fluturonin në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë kishte përgatitur një fjalim ku do të shpaloste objektivat e qeverisë së tij gjatë mandatit të katërt, por Rama nuk u lejua pasi “besnikët” e Berishës bënin zhurmuesin duke qëlluar tavolinat me dorë.

Pas 20 minutash në mënyrë kaotike u mbyll seanca e sotme plenare ku me 82 vota të socialistëve u miratua programi politik i mazhorancës dhe Kabineti i Këshillit të Ministrave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular