HomeKronikeTritol banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu. Zbulohen detaje nga shpërthimi...

Tritol banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu. Zbulohen detaje nga shpërthimi i fuqishëm

spot_img

Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular