HomeLifestyleAnxhela Martini dhe Afërdita Dreshaj, pushime sensuale edhe si mama! Destinacionet luksoze...

Anxhela Martini dhe Afërdita Dreshaj, pushime sensuale edhe si mama! Destinacionet luksoze që zgjodhën modelet e famshme

spot_img

Vera ende nuk ka mbaruar, sidomos për vajzat e famshme që janë martuar me personalitete ndërkombëtare. E kemi fjalën për Anxhela Martinin dhe Afërdita Dreshajn, që ndonëse në mes të shtatorit, kanë zgjedhur këtë verë Mykonosin për pushimet e tyre, si dhe një ishull tropikal, duke shijuar diellin, detin dhe ambientin e qetë të ishullit. Afërdita ka udhëtuar me motrën dhe djalin e saj, ndërsa Anxhela ka qëndruar me miq dhe bashkëshortin e saj.

Të dyja kanë shfrytëzuar mundësitë që ofron ishulli, duke vizituar plazhet e njohura dhe ato më të qeta, larg zonave turistike.

Në rrjetet e saj sociale, Anxhela Martini ka publikuar disa foto nga ishulli luksoz ku po pushon, ku nuk ka sesi të vijë provokuese. E veshur me një bikini të zezë tejet sensual, modelja konfirmon edhe njëherë se është ndër femrat më seksi në vendin tonë.

anxhela martini (1)

Në këto ditë të nxehta ajo shoqërohet nga bashkëshorti i saj, ndonëse këto shkrepje ka preferuar që ti ketë të gjitha për vete.

Çifti ka shijuar kohën së bashku, pas problemeve me drejtësinë që partneri i saj pati vitin e shkuar. Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare ka treguar si kanë nisur problemet ligjore të bashkëshortit, biznesmenit rumun Dragos Savulescu.

anxhela martini (2)

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë”, – u shpreh modelja.

anxhela martini (3)

Tashmë këto telashe kanë përfunduar dhe çifti shijon jetën mes luksit dhe angazhimeve që kanë së bashku.

anxhela martini (4)

Në një tablo, disi të ngjashme ka qenë edhe Afërdita Dreshaj. E martuar me sportistin Jakub Kindl, ajo ka vendosur që të pushojë disa ditë me djalin dhe motrën e saj. Destinacioni i përzgjedhur ka qenë pikërisht ishulli luksoz, Mikonos.

aferdita dreshaj (2)

Në rrjetet sociale, modelja ka publikuar nga pushimet, që në pamje të parë duken familjare, por në fakt fillimisht janë ditë luksi në resortet luksoze që ishulli ka. Duhet thënë se ndonëse prej kohësh e larguar nga pasarelat, Afërdita vijon të mbetet një ndër imazhet më sharmante jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej.

Gjithnjë sensuale dhe plot elegancë, modelja vijon të ketë poza të zjarrta në rrjetet sociale, ku veç shkrepjeve me djalin e saj, imazhet sensuale nuk kanë sesi të mungojnë.

aferdita dreshaj (1)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular