HomeKronikeI lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet...

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane “Benny C.”

spot_img

Një shef kuzhine i njohur në Sulmona të Italisë, zona e L’Aquila, është arrestuar në Ekuador si pjesë e një karteli të kokainës dhe për lidhje me mafian shqiptare në të dy vendet.

I arrestuari është Panfilo Colonico, i cili u prangos në shtëpinë e tij në Ekuador, në Samborondon, katërqind kilometra larg kryeqytetit, Quito. Sipas hetuesve, Colonico ka lidhje me mafian shqiptare atje.

Ky dyshim e shtyu policinë të kontrollonte shtëpinë e shefit të kuzhinës që kishte në pronësi edhe një restorant atje, ku u gjetën kartëmonedha të falsifikuara. Ai akuzohet për pastrim parash, falsifikim dhe lidhje me organizatat kriminale shqiptare.

Colonico bëri bujë ndërkombëtare edhe dy vjet më parë, kur u rrëmbye nga një komando i armatosur, i maskuar si oficerë policie i rremë, në qershor 2023. Benny C., (nofka e Colonico-s) u rrëmbye nga restoranti i tij, “Il sabore mio”, në Guayaquil, Ekuador.

colocino2

Rrëmbimi ndodhi nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë në restorantin e tij. Rrëmbimi zgjati gjashtë ditë, me Ministrinë e Jashtme italiane në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ekuadoriane, duke refuzuar të dorëzohej ndaj kërkesës së rrëmbyesve për shpërblim. Ai u kthye në restorantin e tij, për habinë e të gjithëve, duke dalë nga një taksi. Dy anëtarë të komandos u arrestuan, informon media italiane.

Benny C., u zhvendos në Ekuador në mars të vitit 2020, duke mbërritur nga Kanadaja, ku kishte punuar para se të godiste pandemia.

benny c

Në janar të vitit 2023, disa muaj para rrëmbimit të tij, pati një të shtënë pranë restorantit të tij, të cilën ai vetë e përshkroi në Instagram si grabitje, por që burimet lokale raportuan se ishte një larje hesapesh për pagesat e papaguara të kamionçinës.

Sipas hetuesve, kapja e shefit të kuzhinës nga Sulmona mund të jetë vendimtare në hedhjen dritë mbi rrjetet ndërkombëtare kriminale aktive në Ekuador dhe veçanërisht lidhjet e tij me mafian shqiptare atje dhe më gjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular