HomePolitikeBegaj dhe Spiropali në OKB, Presidenti: 80 vjet përkushtim dhe bashkëpunim midis...

Begaj dhe Spiropali në OKB, Presidenti: 80 vjet përkushtim dhe bashkëpunim midis kombeve, Ministrja: Shqipëria në krah të vlerave që prodhojnë siguri dhe integrim

spot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, që zhvillohet në New York. Krah ministres së Jashtme Elisa Spiropali, kreu i shtetit ndau këto foto në rrjetet sociale, ndërsa shkruajti: 80 vjet përkushtim për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve.

Në një tjetër postim, presidenti bëri të ditur se kishte zhvilluar një takim me homologun e tij kroat, Zoran Milanović.

“Në selinë e OKB-së me mikun tim, dhe një mik të dashur të popullit shqiptar, Zoran Milanović, një mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj.

Kujtojmë se Begaj merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që zhvillohet në datat 22 – 27 shtator 2025.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Në Nju Jork ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë presidenti i Republikës Bajram Begaj, si dhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali shkruan në rrjetet sociale se “Shqipëria qëndron më e qartë dhe më e vendosur se kurrë në krah të vlerave që prodhojnë siguri, zhvillim e integrim”

Spiropali u takua me ministrin e jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna, me të cilin folën mbi situatën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga katër avionë luftarakë rusë, si dhe me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatović, i cili i përcolli ministres Spiropali urimet e tij për marrjen e detyrës së re si drejtuese e MEPJ-së.

Mëngjesin e kësaj të hëne, Spiropali iu bashkua tryezës së ministrave të Jashtëm të nismës Adriatiko-Joniane, i pari në Nju Jork nën Presidencën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Spiropali theksoi angazhimin për bashkëpunim rajonal dhe për një të ardhme evropiane të përbashkët të rajonit Adriatiko-Jonian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular