HomeAktualitetMinistri i Drejtësisë Lamallari takohet me kreun e SPAK Dumanin: Konsolidimi i...

Ministri i Drejtësisë Lamallari takohet me kreun e SPAK Dumanin: Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit prioritet absolut!

spot_img

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka pritur sot në një takim kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ministri Lamallari shprehet se ka diskutuar me Dumanin mbi prioritetet e tij në këtë detyrë në kuadër të negociatave me BE-në.

“Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!”, shkruan Lamallari.

Sjellim ndërmend se të shtunën e datës 20 shtator, Ulsi Manja i dorëzoi zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Një ditë më herët, më 19 shtator ai kishte bërë betimin në Presidencë së bashku me 15 anëtarët e tjerë të rinj të kabinetit qeveritar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular