HomeRajoniOsmani me diasporën në SHBA: Keni shkruar një kapitull të ndritshëm për...

Osmani me diasporën në SHBA: Keni shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

spot_img

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për bashkatdhetarët në Staten Island dhe shoqatat shqiptare, përfshirë “Ulqini” dhe “Dibra”, për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen gjatë qëndrimit të saj në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani shkroi: “Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”

Ajo theksoi rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të diasporës shqiptare në Amerikë për mbështetjen e kauzës së Kosovës.

Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe,” shtoi Osmani, duke vlerësuar kontributin e diasporës në forcimin e lidhjeve me Kosovën dhe avancimin e interesave të saj në arenën ndërkombëtare.
Vizita e Presidentes Osmani në SHBA zhvillohet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ajo po përfaqëson Kosovën në diskutime për çështje globale si paqja, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Takimi me bashkatdhetarët në Staten Island është pjesë e axhendës së saj për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare, e cila ka luajtur një rol kyç në lobimin për pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e saj politike e ekonomike gjatë dekadave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular