Projektligji për gjininë, ndezi debat në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Argumentet pro dhe kundër, herë pas here u kthyen në ‘mollë sherri’ mes të ftuarve. Perceptime të ndryshme për diçka, që tashmë ligji po e ndryshon. ‘Kush është nëna, babai, ai, ajo? A ka dy gjini apo diçka më tepër?’, ishin disa nga pyetjet që u shtruan.
Një debat të ashpër pati edhe mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes për LGBT+, Xheni Karaj, i cili kaloi edhe më tej… Kur Xheni Karaj, u ngrit në këmbë me projektligjin ndër duar duke ia “valëvitur” para fytyrës Pastroit, kaq u desh, që ky i fundit t’ia “numëronte” të gjitha. Duke i përmendur me ironi një rast ku aktivistja, sipas Pastorit, ka dashur që të puthet brenda në kishë me një grua.
Pastro Akil Pano: Xheni ka ardhur në kishë unë e kam përqafuar disa herë Xhenin, në një grup të ashtuquajtur LGBT+, u ngritën bënë skena aty në kishë, donin që të putheshin goca me goca aty në kishë.
Xheni Karaj: Pse gënjen!
Pastor Akil Pano: Dolën jashtë kishës, u puthën te oborri i kishës dhe bënë lajm të nesërmen nëpër gazeta.
Xheni Karaj: Si nuk të vjen turp!https://www.youtube.com/embed/rP0i7xAQjzU?si=gpHF2qL3uuVgHcJe
Pastor Akil Pano: Donin të putheshin në kishë, po nuk i la njeri, nga bashkëpunëtorët tanë. Dolën në oborrin e kishës dhe janë puthur.
Blendi Fevziu: Si janë puthur në oborrin e kishës?!
Pastor Akil Pano: Kanë bërë sakrilegj Fevzi.
Xheni Karaj: Nuk ngelëm që të puthemi në oborrin e kishës, se kemi vende të tjera plot.
Pastor Akil Pano:Kanë dashur të bënin sakrigjen grua me grua. Provoje ta bësh në xhami dhe e shikon./tvklan.al