Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për kandidaturat e paraqitura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.
1-Asim Vokshi
2-Florian Ballhysa
3-Naureda Llagami
4-Alban Toro
5-Genta Tafa
6-Alma Faskaj
Kandidatët e tjerë nuk plotësuan kushtet ligjore ose iu ndërpre procesi i kandidimit për arsye të ndryshme.
Sipas Kushtetutës, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Lartë midis tre kandidatëve të parë të renditur nga KED, ndërsa anëtarët e tjerë emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi.
Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve të lejuar do të publikohet pas përfundimit të procesit të vlerësimit, dhe emërimi i gjyqtarit të ri do të bëhet nga organet përkatëse të emërtesës, në përputhje me dispozitat kushtetuese.
Kandidatët e Skualifikuar
Për këta kandidatë u vendos ndalimi i kandidimit apo përfundimi i verifikimit:
1-Sinan Tafaj
2-Klodian Rado
3-Irena Nino
4-Nurihan Meta (Seiti)
5-Denar Biba
6-Lulzim Hamitaj
7-Rezana Balla