HomeKronikeH*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante

H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante

spot_img

Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias mbrëmjen e së hënës, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore.

Hetuesit kanë filluar investigimet për të sqaruar rrethanat e zbulimit dhe për të përcaktuar identitetin e viktimës.

Trupi u gjet në Via Primo Maggio, në një zonë pranë shinave, midis lagjes Casette dhe linjës hekurudhore.

Një kalimtar vuri re çantën dhe njoftoi policinë.

Pasi u hap çanta u gjet trupi i copëtuar. Hetuesit po kryejnë inspektime të çantës dhe zonës përreth, duke kërkuar gjurmë që mund të ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës dhe kohës kur është braktisur trupi.

Për momentin, trupi nuk është identifikuar dhe viktima është i gjinisë mashkull, ndërkohë pritet rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Gjithashtu po këqyren kamerat e sigurisë për të zbuluar se kush mund ta ketë transportuar dhe lënë çantën në atë zonë relativisht të izoluar, por jo shumë larg qendrës së qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular