HomeKultureNdërron jetë në moshën 87-vjeçare aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale

Advertismentspot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare aktorja e njohur italiane Claudia Cardinale. Agjenti i saj njoftoi se ajo ndërroi jetë në Paris ku edhe jetonte. Cardinale lindi më 15 prill 1938 në Tunis të Tunizisë nga prindër sicilianë.

Karriera e saj si mësuese mori rruge kur ajo fitoi çmimin e parë në konkursin për “Vajzën më të Bukur Italiane në Tunizi” në vitin 1957.

Çmimi që fitoi ofronte edhe një udhëtim në Venecia ku ajo ra menjëherë në sy të industrisë italiane të filmit.

Pasi mori pjesë në “Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë” në Romë për 2 muaj, asaj iu dha një kontratë 7-vjeçare me Vides Films, që e çoi atë të debutonte në ekran tek Goha (1958), e shumë shpejt më pas një rol në hitin ndërkombëtar “Big Deal on Madonna Street”.

Në filmin “Il’Bell Antonio” në vitin 1960, ajo pati një rol të rëndësishëm duke luajtur përkrah Marcello Mastroianni, aktor me të cilin ajo punoi në shumë filma.


Viti 1960 punoi me regjisorin e njohur Luchino Visconti në filmin e tij neo-realist “Rocco and His Brothers”. Ai i dha asaj më pas një rol kryesor në filmin “The Leopard” (1963) ku ajo luajti së bashku me gjigantët e kinemasë Burt Lancaster dhe Alain Delon

Federico Fellini i dha një rol në atë që shumë e konsiderojnë si një nga kryeveprat e kinemasë, “8 e gjysmë”.

Roli i dytë në zhanrin western ai që i dha asaj famë ndërkombëtare.

Ky ishte homazhi epik i Sergio Leone për “Once Upon a Time in the West” (1968) – një prodhim italian që kapërceu kufijtë e zakonshëm të Western All’Italiana dhe një kryevepër, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u vlerësuar ashtu si i takon.

Ky ishte homazhi epik i Sergio Leone për “Once Upon a Time in the West” (1968) – një prodhim italian që kapërceu kufijtë e zakonshëm të Western All’Italiana dhe një kryevepër, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u vlerësuar ashtu si i takon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular