HomePolitikeOpozita dorëzon emrat e drejtuesve të komisioneve. I hapet rrugë krijimit të...

Opozita dorëzon emrat e drejtuesve të komisioneve. I hapet rrugë krijimit të strukturave të reja kuvendore

spot_img

Pas miratimit në grupin parlamentar, demokratët kanë dorëzuar këtë të martë në Kuvend emrat e përfaqësuesve të tyre në strukturat e reja kuvendore, përfshi komisionet e përhershme, si dhe delegacionet ndërkombëtare.

Kjo u bë e ditur pas takimit që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare opozitare, ku u fol pikërisht mbi domosdoshmërinë e ngritjes së strukturave të reja parlamentare.

“Kemi dhënë vlerësimet tona mbi përfaqësimin e opozitës në këto institucione dhe, sigurisht, një takim i thirrur në përputhje me rregulloren nga institucionet e Kuvendit, as ka qenë lënë ndonjëherë bosh nga opozita, as nuk do të lihet ndonjëherë bosh nga opozita. Sa i takon emrave, patjetër që emrat e komisioneve janë depozituar zyrtarisht sipas procedurave përkatëse parlamentare”, tha Bardhi.

Kështu, Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Jorida Tabaku Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Bardh Spahia Komisionin e Shëndetësisë, ndërsa Luçiano Boçi atë për Edukimin, Shkencën dhe Sportin.

Krahas emrave të kryetarëve të komisioneve, demokratët kanë dorëzuar në Kuvend edhe emrat për shtatë komisionet ku do të kenë pozicionin e nënkryetarit.

Para se të kalojnë për votim në seancë, propozimet e opozitës pritet të kalojnë nesër për miratim edhe në Konferencën e Kryetarëve, të thirrur herët në mëngjes nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Drejtuesit opozitarë të komisioneve

Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Nënkryetarët e komisioneve

Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Bledi Himci – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular