HomeSocialeStafi i Avokatit të Popullit dhuron gjak, Ballanca: Qytetarë të bëhen pjesë...

Stafi i Avokatit të Popullit dhuron gjak, Ballanca: Qytetarë të bëhen pjesë e këtij gjesti human

spot_img

 Punonjësit e Avokatit të Popullit, si edhe drejtuesja e institucionit, Erinda Ballanca, iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të pacientëve me talasemi.

Avokati i Popullit, njofton se iu bashkua kësaj nisme, në kuadër të misionit të tij për të promovuar solidaritetin dhe përgjegjësinë shoqërore.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, iu bashkua personalisht stafit të institucionit në këtë akt human, duke dhuruar gjak dhe duke përcjellë mesazhin se të dhurosh gjak do të thotë t’i japësh dikujt një shans të dytë në jetë.

“Ky është një akt që lind nga zemra dhe kthehet në mirënjohje të pafund për ata që përfitojnë prej tij. Shpresoj që gjithnjë e më shumë qytetarë të bëhen pjesë e këtij gjesti human”, u shpreh Ballanca.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën apel çdo qytetari që të mbështesë Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut përmes dhurimit vullnetar, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar gjakun e domosdoshëm për pacientët në nevojë.

Këtë vit motoja është: “Dhuro gjak, dhuro shpresë, së bashku shpëtojmë jetë”.

Objektivat e fushatës për 2025 janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve, inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht, nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular