HomeEkonomiDIVA 2025/ Tatimet: 20 milionë euro në dispozicion për rimbursimin me 48...

DIVA 2025/ Tatimet: 20 milionë euro në dispozicion për rimbursimin me 48 mijë lek për çdo fëmijë

Advertismentspot_img

Administrata Tatimore ka njoftuar se për vitin 2025 do të zbatohet deklarata e re e të ardhurave personale, DIVA, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Risitë e skemës synojnë lehtësimin e barrës tatimore për individët dhe veçanërisht për familjet me fëmijë.

Një prej elementeve kryesore është zbritja prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, duke e bërë këtë një mekanizëm mbështetës të drejtpërdrejtë për prindërit. Referuar të dhënave të Administratës Tatimore, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin rreth 20 milionë euro.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon edhe njohjen e shpenzimeve për arsim deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë në vit. Kjo përfshin pagesa për shkolla, kontrata dhe fatura të dokumentuara, duke i dhënë mundësi qytetarëve të reflektojnë në tatim shpenzimet reale të edukimit.

Për të përfituar nga këto lehtësira, individët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues, si certifikatën familjare, kontratën shkollore dhe faturat e pagesave.

Deklarata DIVA për vitin 2025 duhet të dorëzohet brenda 31 marsit 2026, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025. Ndryshimi ligjor që uli kufirin e detyrimit për deklarim nga 2 milionë lekë në 1,2 milionë lekë, ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të individëve subjekt deklarimi.

Statistikat e Administratës Tatimore tregojnë se ky ndryshim ka dyfishuar numrin e deklaruesve brenda pak vitesh:

•Për vitin 2023, deklaruan 65 910 individë nga 73 850 që ishin të detyruar.

•Për vitin 2024, numri i deklaruesve arriti në 127 381 individë, ose 90% e totalit të 143 369 subjekteve që duhet të dorëzonin deklaratën.

Ky trend pasqyron qartë rritjen e bazës së tatimpaguesve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për detyrimin ligjor të deklarimit të të ardhurave, sipas tatimeve. /ekofin.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular