Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”.
“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai, teksa rrëfeu se bisedën e të bijës me të vëllain.
Ai theksoi se ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e djalit kur 15-vjeçarja kreu aktin e rëndë, por që për fat të mirë arriti të mbijetojë.
Pjesë nga intervista:
Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”. Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim.
Dje kisha ditëlindjen e djalit të vogël që mbushte 12-vjeç dhe në ato momente djali i madh po gatuante në shtëpi, ndërsa vajza u shtri.
Ishim në shtëpi, po festonim bashkë. I bleu vëllai i vogël një patatinë dhe u shtri në krevat.
Ish-bashkëshortja po bisedonte me një mësuese jashtë tek dera. Jemi të ndarë me gruan, të divorcuar. Ne për hatër të fëmijëve dhe thashë të mblidhemi.
Ish gruaja u fut në korridor, dëgjon një zhurmë nga ballkoni lart dhe bërtet, thotë ‘Beni, çfarë ra nga materialet e tua në ballkon’. ‘S’kam gjë i thashë, por shiko vajzën. Del ajo dhe sheh vajzën shtrirë.
E gjen vajzën në tokë, dhe ulëriti. Dolëm të gjithë jashtë, e morëm vajzën, u mblodhën njerëz, kalimtar të rastit që i hodhën ujë, që e përmenden. Thash se mbaroj gjithçka. E kanë marrë dy inspektor policie që ishin rastësisht këtu, morën ambulancë, e morën dhe e çuam në spital, atje veprime të tjera.
Këtu e përmend. Shkaku që i kanë thënë ata ashtu, është e përsëritur. Vajza gjithmonë që merrte 5 mijë lek në mëngjes dhe ma jepte përsëri në drek, rrinte dhe pa ngrënë. I thosha “pse nuk hëngre”, thoshte “jo po jam kështu, jam ashtu”, gjente pretekste.
Kishte arsye të tjera mes shoh, sepse nuk është hera e parë që vajzë vjen shumë e ndrojtur, e frikësuar nga shokët ose shoqet e shkollës. Është në vit të parë në gjimnaz. E njëjta gjë i ndodhte i ndodhnin dhe kur ishte në 9-vjeçare, por nuk tregonte. Ne e kuptonim, flisnim, bisedonim, dilnim.
E shihja që kohët e fundit nuk ishte.. Nuk ka shoqe të vetat, nuk ka, nuk del. Ka një fqinje këtu. Nuk del se e di që e bullizojnë. Edhe djalin e kam pa shkollë për shkak të bullizimit, e rrahin, e poshtërojnë. Dhe këtu në lagje nuk del, e mbaj në shtëpi. Jam baba i tre fëmijëve, jetojnë më nënë këtu, unë jetoj më poshtë. Mendoj se do ta heq vajzën fare nga shkolla për arsye bullizimi, nuk ka korrektësi në shkolla, mësuesja është prind i dytë për fëmijën në shkollë.
Nuk e di nga shkon, mund të shkoj në det të mbytet. Unë duhet t’i rri roje 24 orë. Fola me vajzën në telefon, është në Tiranë. “Jam shumë mirë babi”, më tha. Do të jepja edhe një mesazh, të kenë kujdes. Sot i ndodhi vajzës sime, nesër mund t’i ndodhi dikujt tjetër.
Tentativa e vetëvrasjes:
15 vjeçarja nga Saranda ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas dyshimeve se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj mesditën e sotme (24 Shtator).
E reja aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.
Sipas burimeve policore, ajo nuk ka arritur të bjerë direkt në tokë pasi është penguar nga tenda e katit të mëposhtëm, çka ka ndihmuar në zbutjen e goditjes.
Si shkak i këtij akti dyshohet bullizimi nga bashkëmoshatarët e saj, ndërsa specialistët po vazhdojnë vlerësimin e rastit.







