SPAK ka marrë si të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isain. Behet me dije se Isai dyshohet për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Erion Isai dyshohet po ashtu edhe “falsifikim”. Hetimet e SPAK dyshohet se lidhen me rrugën e shembur Korçë-Ersekë si dhe për hetimet e kryera edhe për një tender ujësjellësi. Për këtë të fundit ka rezultuar në shkelje Erion
Isai dhe 7 persona të tjerë që po ashtu janë marrë në hetim.
Deri më tani, kryetari i bashkisë së Kolonjës nuk ka bërë asnjë reagim.







