HomeAktualitetPjeshkë e importuar nga Greqia me pesticide, AKU: Bizneset të kthejnë produktin...

Pjeshkë e importuar nga Greqia me pesticide, AKU: Bizneset të kthejnë produktin nëse e kanë gjendje

Advertismentspot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se Greqia ka importuar pjeshkë në vendin tonë, të cilat përmbajnë pesticidin Phosmet mbi normë.

Përmes një njoftimi, AKU-ja bën thirrje që të gjitha bizneset të cilat kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë kthimin e tij. Sakaq, operatori i biznesit ushqimor, ka njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit.

Njoftim i AKU

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular