HomeAktualitet27 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci/nga Bujar Leskaj

27 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci/nga Bujar Leskaj

spot_img

Nga Bujar Leskaj
27 vite më parë, një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij Xhevën, komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë, që do të futet në analet e historisë.”

Të nesërmen në 22 shtator 1998, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, luftëtarja sypatrembur, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ranë heroikisht, në një betejë të pabarabartë me forcat serbe.

Heronjtë e eposit të qëndresës së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike e të njohura të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, gjithashtu komandant Fehmi Lladrovci dhe nje luftetar i shquar i Kroacise .

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit kjo brigadë mori pas rënies së tij heroike.

Fehmi Lladrovci nuk ishte vetëm luftëtar. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë gazetarit anglez të BBC World, në maj të vitit 1998, shpreh tërë filozofinë politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarimit të gazetarit të huaj se: “…për serbët ju jeni terroristë”, Fehmiu, do t’ia kthejë:

“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.

Ndërsa pyetjes së këtij gazetari se: “A do të vdiste për Kosovën?”, ai, me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua!”

Dhe vërtet, komandanti i shquar i UÇK-së nuk ngurroi të derdhte gjakun për Kosovën, lirinë e pavarësinë e saj, për të hyrë në Panteonin e përjetësisë e të nderit të heronjve të çështjes sonë kombëtare dinjitoz krahas Komandatit te Pergjithshem te UÇK-së ,Heroit Adem Jashari dhe deshmoreve te tjete te kombit shqiptar !

Për Fehmi Lladrovcin, bashkëshorten e tij, Xhevën dhe epopenë e UÇK-së, studiuesi, gazetari, shkrimtari, ish- kryetari i LPK, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe drejtues i UÇK, z. Bedri Islami ka shkruar librin “Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”.

Ne komunen Drenas eshte vendosur Monumenti madheshtor i heronjve , çiftit Lladrovci në Sheshin e Madh të heronjve te kombit .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular