HomeSocialeA duhet përdorur paracetamoli gjatë shtatzënisë? Çfarë thotë profesori italian

A duhet përdorur paracetamoli gjatë shtatzënisë? Çfarë thotë profesori italian

spot_img

Shtëpia e Bardhë përdori fjalët e profesor Andrea Baccarellit për të këshilluar gratë shtatzëna të mos përdorin Tylenol (paracetamol), përveç rasteve kur kanë ethe të larta që nuk mund t’i përballojnë dot. Ata paralajmërojnë se në të kundërt, fëmijët mund të kenë çrregullime në spektrin autistik.

Baccarelli, i cili ka studiuar në Peruxhia, Torino dhe Milano, dhe që nga viti 2024 do të jetë dekan i Shkollës së Shëndetit Publik T.H. Chan në Harvard, është autori kryesor i një studimi që shqyrtoi 46 studime ndërkombëtare për rreziqet e përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë. Ai tha se përdorimi i paracetamolit, veçanërisht në fazën e fundit të shtatzënisë, mund të shkaktojë efekte neurologjike tek fëmijët, por theksoi se “duhen studime të tjera” për të konfirmuar këtë.

Në një deklaratë për Corriere Della Sera, profesori shprehet “Evidencat sugjerojnë se përdorimi i acetaminofeinit nga gratë shtatzëna, veçanërisht në fazën e fundit të shtatzënisë, mund të shkaktojë efekte neurologjike te fëmijët e tyre.”

Megjithatë, Baccarelli është më i kujdesshëm se qeveria amerikane kur shprehet në lidhje me një marrëdhënie shkakësore, për të cilën shumë ekspertë nuk kanë prova të qarta.

Eksperti i FDA-së, Marty Makary, që mbështet Trumpin, tha se ka shumë prova që tregojnë lidhje midis përdorimit prenatal të paracetamolit dhe çrregullimeve të zhvillimit nervor si ADHD dhe autizmi.

Baccarelli këshillon që gratë shtatzëna që kanë nevojë për të ulur ethet apo dhimbjet, ta bëjnë këtë me dozën më të ulët të paracetamolit dhe për kohën më të shkurtër, duke u konsultuar me mjekun, pasi ethet e larta mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën. Megjithatë, gjatë një dëshmie në një proces gjyqësor në 2023, Baccarelli mbajti qëndrim më të fortë duke thënë se ekzistojnë dëshmi të shumta për një lidhje shkakësore midis paracetamolit dhe çrregullimeve nervore. Gjykata e hodhi poshtë këtë rast për mungesë provash dhe ai është në apel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular