HomePolitikeDrejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, Vlora Hyseni takohet...

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, Vlora Hyseni takohet me Mark Rutte. Ja çfarë u diskutua

Advertismentspot_img

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel më 23 shtator 2025.
Gjatë vizitës, ajo u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, në një takim ku u diskutua për sigurinë euroatlantike dhe sfidat e reja që lidhen me stabilitetin rajonal dhe global.

Takimi u mbajt në një moment të ndjeshëm për sigurinë euroatlantike, përballë sfidave të shtuara që vijnë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, si dhe përballë rritjes së kërcënimeve hibride dhe kibernetike në rajon.

Burime nga selia e NATO-s bëjnë të ditur se takimi kishte në fokus intensifikimin e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës të vendeve anëtare dhe vetë strukturave të Aleancës, për të përballuar rreziqet në rritje, përfshirë kërcënimet hibride, kibernetike dhe terrorizmin ndërkombëtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular