HomeSocialeItalia “pushton” Shqipërinë me investime - Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës...

Italia “pushton” Shqipërinë me investime – Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës me 149 mln euro në tremujorin e dytë

spot_img

talia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, me 44 milion euro, duke rrëzuar nga froni Turqinë, e cila regjistroi një rekord prej 50 milionë eurosh investime në tremujorin e parë.

Në total, rreth 759 milionë euro llogariten investimet nga jashtë në gjysmën e parë të këtij viti.

Pavarësisht se Italia, Turqia, Holanda, dhe Austria janë shtetet që historikisht kryesojnë për vlerën e investimeve në Shqipëri, ato rezultojnë me pak rënie, ndërsa shtetet që kanë pasur në fakt rritjen më të lartë të investimeve në Shqipëri janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.

Por në cilët sektorë investojnë ata më shumë?

Me 149 milionë euro, pasuritë e paluajtshme nuk ndalen së tërhequri investime nga jashtë. Ky sektor përthith 37% të të gjithë investimeve të huaja në vend, ndjekur nga aktivitete financiare dhe të sigurimit me 18% ose 72 milion euro, industria nxjerrëse me 11.8% ose 47 milion euro, tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave me 33 milion euro ose 8% të totalit dhe në vend të pestë energjia elektrike, gazi dhe uji me 31 milion euro ose e thënë ndryshe 7.8% të investimeve.

Në gjysmën e parë të këtij viti, arsimi, aktivitete të tjera shërbimi, bujqësia, pyjet dhe peshkimi, transporti dhe magazinimi, shëndeti dhe aktivitete të punës sociale, arte, argëtim dhe çlodhje rezultojnë me zero ose thuajse zero investime.

Së fundmi, në Konferencën “Horizonti i Ri” të mbajtur në Vjenë, Kryeministri Rama i bëri thirrje austriakëve që të investojnë në Shqipëri në sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular