nga Klevis Balliu(deputet i Kuvendit te Shqiperise)
Në një botim të fundit në Romë është zbuluar marrëveshja e Edi Ramës me organizatat e narkotrafikut në Aruba, për investime në kullat e kryeqytetit.
Kjo narkomarveshje e qeverisë faktoi përfundimisht skemën kriminale të pastrimit të parave nëpërmjet kullave të Edi Ramës.
Që në fillim të pushtetit të tij, Rama ndryshoi ligjin duke vendosur se lejet për ndërtimin e kullave do të jepeshin vetëm përmes KKRT-së, ku kryetar është vetë ai. Ky mekanizëm u ngrit për të garantuar që kartelet e drogës të bashkëpunonin drejtpërdrejt me Kryeministrin.
Sot kontrasti është dramatik: në SHBA, kartelet shpallen organizata terroriste, ndërsa në Shqipëri shpallen partnerë të qeverisë.
Paratë e tyre nuk ndërtojnë vetëm kulla, por blejnë pushtetin e Ramës, sepse janë pikërisht këto para që manipulojnë dhe blejnë zgjedhjet në vendin tonë.