HomeRajoniMitrovicë, ndryshohen emrat e 86 rrugëve e shesheve. Policia: situata e qetë,...

Mitrovicë, ndryshohen emrat e 86 rrugëve e shesheve. Policia: situata e qetë, por e brishtë

spot_img

Ky shesh në veri të Mitrovicës që deri më tash është quajtur Car Llazar, tash e tutje do të quhet Korzo. Përveç sheshit janë emëruar edhe 86 rrugë dhe sheshe të tjera sipas vendimit të ri të kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.

Emrat kryesisht janë të personaliteteve kulturore, shqiptare e serbe. Situata në këtë pjesë të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë për shkak të zhvillimeve politike.

Kohëve të fundit grafite të ndryshme janë shpërndarë në katër komunat veriore, por të shpejta ishin reagimet e institucioneve në këtë pjesë të vendit.

Zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, e vlerëson situatën të qetë.

Ndonëse para fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në shkurt të këtij viti, kryeministri tash në detyrë Albin Kurti kishte premtuar lëshimin për qarkullim të automjeteve të urës kryesore te Ibrit, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, qeveria e Kosovës ndau buxhet për ndërtimin e dy urave të reja që lidhin Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

Ajo për qarkullimin e automjeteve tashmë ka nisur funksionimin në fund të muajit gusht, derisa punimet ende janë duke vazhduar në urën për këmbësorët. Tv Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular