HomeKronikeU gjet i m*sakruar me thikë në banesë, detaje nga vrasja e...

U gjet i m*sakruar me thikë në banesë, detaje nga vrasja e 51-vjeçarit: Kishte shenja dhune dhe plagë në trup

spot_img

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj u gjet pa shenja jete në banesë.

Valbon Beqiraj1

Blutë informojnë se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 19:30 në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar.

Grupi i posaçëm po punon me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular