HomePolitikeVanHorn takim me kreun e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e...

VanHorn takim me kreun e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, thelbësor për vijimin e bashkëpunimit me SHBA

spot_img

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Fokusi i diskutimeve ishin mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill, ku një prej tyre është edhe gara për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara theksoi rëndësinë e një procesi transparent dhe të paanshëm për garantimin e vazhdimësisë së bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, tha Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Procesi i zgjedhjes se kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme është theksuar më herët edhe nga ambasadori gjerman që duhet të jetë një proces transparent dhe pa ndikime nga jashtë, si pjesë e garantimit të një drejtësie të paanshme dhe të qëndrueshme.

Një javë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), tre muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

KLP shpalli vendin vakant dhe caktoi një afat 3-javor për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve, deri më 8 tetor 2025.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Në mbledhjen e shpalljes së vakancës në SPAK ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë nga Ambasada Amerike.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular