HomeKronikeAksident në Pejë/Ndërron jetë vëllai i fituesit të Big Brother VIP 4,...

Aksident në Pejë/Ndërron jetë vëllai i fituesit të Big Brother VIP 4, Gjestit. Një tjetër në gjendje të rëndë

spot_img

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër – me inicialet K.B. – është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular