HomeKronikeSi i manipulonte letrat kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe stafi i...

Si i manipulonte letrat kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe stafi i tij! Administratorja e firmës: Shifra të mbahet sekret, askush s’duhet ta dijë! Zyrtari: Rri e qetë…

spot_img

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar edhe mekanizmin se si manipuloheshin tenderët dhe përcaktoheshin vlerat e fondit limit për kompanitë e paracaktuara si fituese për dosjen ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe 7 zyrtarëve e përfaqësuesve të kompanive.

Sipas SPAK-ut, në komunikimet e zbardhura nga mesazhet dhe bisedat në rrjet mes të dyshuarve, rezulton se ata lëviznin shifrat me qëllim përfitimet financiare dhe udhëzonin në sekret se sa duhet të ishte shifra e përafërt që duhet të ofronte kompania e paracaktuar, që të shpallej fituese.

“Panorama” publikoi bisedat e dosjes mes kryebashkiakut Erion Isai dhesë kompanisë private “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano, ku bisedonin për uljen e shifrave të fondit limit, preventivet, falsifikimin e materialeve me qëllim përfitimin financiar.

Isai këmbëngulte te ulja e vlerës për tenderët, duke dhënë edhe shifrën, kurse administratorja i përgjigjej se “nuk mund të kishte verë të mirë me 5 aspra”.

Pas bisedave të tyre në Whatsapp, SPAK ka zbërthyer edhe komunikimet mes zyrtarëve dhe administratores Çano, ku vijohet me plotësimin e dokumentacioneve, orientimin dhe se si të mbahej sekret informacioni për prokurimin.

Në dosje ndodhen edhe bisedat mes administratores së kompanisë private “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano, fituese, me përgjegjësin e Sektorit të Prokurimeve Publike në Bashkinë e Kolonjës, Armand Tafili. Në komunikime dallohet qartë porosia se si informacioni për shifrën limit duhej mbajtur sekret, për tenderin e Ujësjellësit të fshatrave.

Në një moment kur zyrtari kërkon materialet për kolaudimin e punimeve, administratorja e paralajmëron dhe sugjeron se “po bëhej gabim” me kolaudimin pa mbaruar kontrata dhe e këshillon zyrtarin që “të mos nxitoheshin”.

Gjithashtu në dosje gjenden edhe bisedat mes punonjëses dhe administratores, ku jepen porosi të veçanta për dorëzimin e dokumentacioneve pas shpalljes së ftesës për ofertë nga Bashkia Kolonjë.

Të gjithë me komunikim të përhershëm dhe koordinim të veprimeve se si do të procedohej, me qëllim paracaktimin.

Bisedat mes Entela Çanos dhe Armand Tafilit:

-Në datën 17.09.2020, në orën 12:25, shtetasja Entela Çano i dërgon Armand Tafilit mesazhin:

“Kanë vetëm datën për të ndryshuar dhe personin që e ka hartuar”

Si dhe ka dërguar dokumentin e titulluar
“2-DETAJIMI 1 MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx”.

(Nga këqyrja rezulton se ky dokument konsiston në përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale për procedurën e prokurimit të titulluar “SHERBIMI MBIKQYRJE PUNIMESHSUPERVIZION I OBJEKTIT: Ndertim i ujësjellësit Erseke dhe te disa fshatrave Faza e Dyte nga burimet e Kozelif”. Referuar këtij dokumenti vlera maksimale e mbikëqyrjes është shënuar 6,409,651.65 lekë me tvsh (5,341,376.37 lekë pa tvsh), ndërsa vlera minimale është shënuar 5,566,761.97 lekë me tvsh (4,638,968.31 lekë pa tvsh).

-Në orën 12:26, pasi ka marrë mesazhet e mësipërme, shtetasi Armand Tafili ka dërguar mesazhin:

“Dakort Entela. Shumë faleminderit. Mbetemi në kontakt”.

-Në orën 12:28, Entela Çano ka mesazhin:

“Ok. Faleminderit”.

-Biseda të bëra në datën 20.09.2020 mes shtetasve Armand Tafili, me detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:

-Në orën 11:06, shtetasi Armand Tafili i ka dërguar Entela Çano një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.

-Në orën 11:08, Armand Tafili i dërgon Entela Çano mesazhin:

“Përshëndetje Entela. Fondi për supervizimin është 5.094.540 lekë me tvsh, ndërsa ju e keni nxjerrë më shumë.”

Gjithashtu, dërgon edhe një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.

-Në orën 11:35, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Përshëndetje.. po e rikalkuloj dhe po jua dërgojmë”.

-Në orën 11:37, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Dakord faleminderit”.

-Në orën 11:39, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Asgjë, të lutem”.

-Biseda të bëra në datën 24.09.2020 mes Armand Tafili, dhe Entela Çano:

-Në orën 11:35, Çano i dërgon Tafilit mesazhet:

“Armand përshëndetje… si je ? Po të dërgoj llogaritjet.. por të lutem kjo vlere duhet mbajtur sekret.. askush nuk duhet ta dijë të lutem”.

Gjithashtu, i dërgon edhe një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.

-Në orën 11:36, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Mirë, si je ti? Patjetër”.

Në orën 11:36, Entela Çano dërgon dokumentin e titulluar “2-DETAJIMI I MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx”.

-Në orën 11:36, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Faleminderit”.

-Në orën 11:36-11:37, Entela Çano dërgon mesazhet:

“Ky është procesverbali.. Faleminderit ty.. por te lutem askujť”.

Në orën 11:37, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Ri e qetë”.

(Në lidhje me mesazhet e mësipërme, nga këqyrja rezulton se dokumenti i titulluar “2- DETAJIMI I MBIKQYRJES UJESJELLES KOZELI.docx” konsiston në përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale për procedurën e prokurimit të titulluar “SHERBIMI MBIKQYRJE PUNIMESH-SUPERVIZION I OBJEKTIT: Ndërtim i ujesjellesit Erseke dhe te disa fshatrave Faza e Dyte nga burimet e Kozelit”. Referuar këtij dokumenti vlera maksimale e mbikëqyrjes.

-Biseda të bëra në datën 25.09.2020 mes shtetasve Armand Tafili, me detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:

-Në orën 11:25, shtetasi Armand Tafili i dërgon Entela Çano mesazhin:

“Entela si je. Ka mundësi të na bëni dhe llogaritjen e fondit limit për kolaudimin, sepse do hedhim dhe atë”.

-Në orën 11:27, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Patjetër.. por nga e hëna do tua dërgoj”.

-Në orën 11:28, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Nuk ka mundësi më përpara se të hënë do publikohen”.

Si dhe ka dërguar një material, përmbajtja e të cilit nuk mund të evidentohet.

-Në orën 11:30, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Personi qe mi kalkulon ka lindur para 5 ditësh… dhe unë po bëj maximumin.. të shikoj dhe të them”.

-Në orën 11:30, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Mirë lëre se po e bëj diku tjetër”.

-Në orën 11:30, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Por e kini gabim që e nxirrni kolaudimin tani në sistem”.

-Në orën 11:30, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Faleminderit ti. Po pse”.

-Në orën 11:31-11:33, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Kolaudimi hidhet në sistem në momentin që kontraktori njofton përfundimin e punimeve sipas ligjit të prokurimeve. Mos u nxitoni..për mendimin tim.. Sepse fondi limit i kolaudimit kalkulohet në bazë të situacionit përfundimtar. Dhe jo në bazë të vlerës së kontratës”.

-Në orën 11:33, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Bëhet në bazë të vlerës së projektit. Unë kështu i kam bërë”.

-Në orën 11:34, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Jo… bëhet në bazë të vlerës së situacionit përfundimtar të kontratës së zbatimit”.

-Në orën 11:34, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Dakort, app një email”. Po i bej më vete, po i kam çuar”.

-Biseda të bëra në datën 05.10.2020, në orën 12:08, Entela Çano i dërgon Armand Tafilit mesazhin:

“Armand përshëndetje ..si je ?”.

-Në orën 12:08, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Mire si je ti”.

-Në orën 12:08, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Çfarë po bëhet me MBKQ e Kozelit ?”.

-Në orën 12:08, shtetasi Armand Tafili telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 15:17, shtetasi Armand Tafili i dërgon shtetases Entela Çano dokumentin e regjistruar me emërtimin “5.Termat e referencës Ndërtim i ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e Dytë nga burimet e Kozelit..docx”, si dhe mesazhin:

“Entela më jep një konfirmim për pjesën me të verdhë”.

-Në orën 15:19, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Po… në rregull i ke”.

Në orën 15:19, Armand Tafili telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 07.10.2020 mes shtetasve Armand Tafili, me detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:

Në orën 17:47, Armand Tafili i ka dërguar Entela Çano mesazhet:

“Si kalove? E pe besoj?”.

Në orën 17:48, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirë faleminderit… po e pashë… rrofsh… dorën e mbarë..”

-Në orën 17:48, Armand Tafili dërgon mesazhin:

“Mbarë…”.

(Në lidhje me këtë komunikim, referuar këqyrjes së sistemit elektronik të prokurimeve publike, rezulton se në datën 07.10.2020 është bërë publikimi i procedurës së prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”).

-Biseda të bëra në datën 08.10.2020 mes Armand Tafili dhe Entela Çano:

-Në orën 08:56, Tafili i ka dërguar Çanos mesazhin:

“Mirëmëngjes. Më nis tre nipte që të bëj ftesën për ofertë në sistem”.

-Në orën 09:13, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirëmëngjes… po direkt tani”.

Biseda të bëra në datën 08.10.2020 mes shtetases Entela Çano dhe shtetasit Erjona Bujupi (punonjëse e shoqërisë së shtetases Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k), si dhe shtetasit Armand Tafili, me përmbajtje:

-Në orën 09:14, Entela Çano i përcjell Erjona Bujupi mesazhin e marrë nga Armand Tafili:

“Mirëmëngjes. Më nis tre nipte që të bej ftesën për ofertë në sistem”, si dhe i shkruan “Për Kozelin ma dërguan… të lutem i thuaj Makut që do t’i vejë ftesë”.

-Në orën 09:15, Erjona Bujupi i dërgon mesazhin:

“Mirmëngjesi, tjetër?. Ne, maku dhe kish…

-Në orën 09:15, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Një jemi ne… 2 është Maku (kompania) dhe 3 t’i japim Soon se i plotëson”.

-Në orën 09:15, Erjona Bujupi dërgon mesazhin:

“Të t’i dërgoj niptet unë? Apo i ke dhënë?”.

-Në orën 09:16, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mi dërgo pak të shkruara me sms të saktë… emër subjekti dhe nipt… të vendosura sipas radhës”.

-Në orën 09:16, Erjona Bujupi dërgon mesazhin:

“Në rregull”.

-Në orën 09:21, Entela Çano i përcjell Armand Tafili mesazhin e marrë nga Erjona Bujupi.

-Në orën 09:36, Armand Tafili dërgon mesazhin Entela Çano:

“Rrofsh”.

-Në orën 09:37, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Faleminderit… ty”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular