HomeKronike"Unë e di kush është VRASËSI"/ Flet nëna e kenianes që u...

“Unë e di kush është VRASËSI”/ Flet nëna e kenianes që u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i 3-të: Do të vij në Tiranë të përballem…

spot_img

Ndonëse kanë kaluar 3 vite nga ngjarja e rëndë ku 22-vjeçarja keniane u dhunua barbarisht dhe e hodhën nga kati i tretë i hostelit, ende ngjarja nuk është zbardhur. 

Joy Ayoko punonte në një kazino në Tiranë dhe gushtin e vitit 2022 ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Pas 6 muajsh në koma ajo ndërroi jetë në Kenia. Sa i përket hetimeve të ngjarjes prokuroria e Tiranës po shkon drejt pezullimit për shkak se nuk ka prova për të vërtetuar se cili është autori.

Po ashtu prej dy vitesh autoritetet keniane nuk i kanë kthyer përgjigje letër-porosive të prokurorisë shqiptare e cila kërkon skedën e vdekjes së vajzës nga keniane.

Nëna e vajzës keniane, Ruth Abongo ka dhënë edhe një prononcim për “A2 CNN”, duke thënë se nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi. Abongo thekson se e di kush është vrasësi i vajzës së saj:

“Unë e di kush e vrau fëmijën tim. Edhe policia e di. Jam shumë e zhgënjyer nga drejtësia në Shqipëri. 

Ishte dhimbje e madhe për mua por tani jam bërë më fortë dhe tani kam forcën për t’u përballur me frikërat e mia, përfshirë kthimin në Shqipëri në të ardhmen e afërt. 

Po, do të vij për ta mbyllur çështjen dhe për t’ia marrë telefonin nga gjykata. Me këshillat e duhura do të vij, por këtë herë do të sigurohem që kam vizituar personalisht zyrat në Kenia.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular