HomeKronikeAkuzohen se morën peng të miturin në aksin Fushë-Krujë-Vorë, dy në pranga,...

Akuzohen se morën peng të miturin në aksin Fushë-Krujë-Vorë, dy në pranga, dy në kërkim

spot_img

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar pengmarrjen e dyshuar të një të mituri më datën 1 gusht të këtij viti në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë dy persona, dhe dy të tjerë janë vënë në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.
Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:
E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.
Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular